Avdullah Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur secila fazë e procesit bazohet në ligj e Kushtetutë

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 17:56
Avdullah Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur secila fazë e procesit bazohet në ligj e Kushtetutë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas vendimit të djeshem të KQZ-së për moscertifikim të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma e AAK-së, ka thënë se zgjedhjet janë të lira atëherë kur procesi zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se çdo fazë e procesit duhet të bazohet në ligj dhe kushtetutë.

“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se dje, pas një mbledhjeje më të gjatë se 3 orë, KQZ-ja ka marrë vendim që të moscertifikohen lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-së.

(Kosova Sot Online)