Vidhen para në një xhami në Kamenicë

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 11:04
Vidhen para në një xhami në Kamenicë

Persona të panjohur kanë vjedhur para nga arka një xhamie në Kamenicë, para pesë ditës.

Rasti ka ndodhur më 19 janar, në fshatin Shipanicë e Poshtme e Kamenicës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori  shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)