Lexoni edhe:
LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur
“Njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të bartin virusin te të tjerët andaj duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat e izolimit”, ka thënë zëvendës-shefi mjekësor në Britani të Madhe, Jonathan Van-Tam.
Në një shkrim në Sunday Telegraph, ai ka thënë se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në bartje”.
LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarurLexoni edhe:
Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë “shpresë”, se shkalla e infektimit duhet të nisë të ulet shpejt.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hanccok, ka thënë se 75 për qind e personave mbi moshën 80-vjeçare në Mbretëri të Bashkuar tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Vaksinat e kompanive, Pfizer/BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca, duhet marrë në dy doza.
Profesori Van-Tam ka thënë se “asnjë vaksinë nuk është” 100 për qind efektive, andaj edhe nuk ekziston mbrojtja e garantuar.
“Edhe pasi të keni marrë të dyja dozat a vaksinës, ju ende mund t’ia transmetoni koronavirusin dikujt tjetër dhe zinxhiri i bartjes më pas vazhdon”, ka shkruar ai.
Sipas të dhënave qeveritare, në gjithë Britaninë e Madhe, 5.8 milionë persona janë vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se nga dita e hënë do të hapen qendra të reja të vaksinimit.
(Kosova Sot Online)