Lajçi: Nuk është i dënuar Albin Kurti, por ata 80 deputetët tradhtarë

  • A.P /
  • 24 janar 2021 - 14:06
Lajçi: Nuk është i dënuar Albin Kurti, por ata 80 deputetët tradhtarë

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për vendimin e institucioneve të Kosovës, për të mos e lejuar kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se të “dënuar” janë 80 deputetët që e votuan Demarkacionin me Malin e Zi, e jo Albin Kurti.

Lajçi ka thënë se disa po i frikësohet “Albinizmit” dhe shtetit pa hajni e korrupsion. Ai në shkrimin e tij në Facebook, ka folur edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar se ka keqpërdorur heronjtë për biznese.

Reagimi i Lajçit, pa ndërhyrje:

Mos m’lexoni, se jam artist që shkruej për secilin, e shumë kujt si konvenon!

– Dhe që n’fillim:

Përdorni fjalët shqipe, jo “inshallah”!

Tash

Për ata që patën sy e vesh, rugovizmi u varros me Dr.Rugovën dhe u çallamit me do karrige ne nji mbledhje!

Tash tregojnë përralla për arra!

– PDK-ja po harron se i grreu ato tri shkronja t’ARTA që 20 vjet, dhe i keqpërdori dëshmorët e herojt deri n’biznis!

Tash andrrat i kanë të dushku i pranverës!

Nejse, çka s’po thonë, se gjuha tul e populli mul!

– Mos e votoni po thonë Albinin, se asht Enverist e dhandërr serb!

Tash ne që jemi as me Hetën as me Fetën e pa lesh mbi vesh si ata që po thonë: Mosni, mosni, mos i votoni ata kopilana, po na detyrojnë me provua xehrin e me vdek!

Po, se nga ajo që kam mësua ndër dekada, vetëm për t’fortin flitet, për dietarin dhe t’guximshmin. Vetëm tek ata mund t’gjindet faji, se vetëm ata e provojnë zjarrmin! E këta po i frigohen “Abinizmit”, shtetit shqiptar pa dhunë, pa hajni, pa korrupcion! (Qyshë tha Kim Mehmeti). Shtetit të natyrshëm Tetovë, Prishtinë e Tiranë, ku rinia do t’kishte punë e prosperitet e s’do nisej ma rrugëve t’Evropës!

Tash e pashë pse ai nga Tirana m’tha, shkruej për të tjerët, jo për Albinin se asht ma i keq se Salihu!

Për gjygjin mbetëm të lufta e VV-së për drejtësi e shkapje të shtetit, POR…POR JO ME VU VETËN MBI DREJTËSINË!

Gjykata asht fjala e fundit!

Për drejtësi luftohet, por edhe me i njoftë vendimet e saja duhet!

Veç mos harroni (se shqiptari harron shumë shpejt): Të denuem janë 80 deputetët që e votuen DELIMITIMIN e Çakorrit jo “Albinizmi” që hudhi tym (mendimi im)! Ata 80-të vet e kanë nji titull t’mirë: Tradhëtar t’atdheut! E ata s’paskan denime, qenkan engjuj!

Por…por edhe Ju nuk jeni taman-taman n’rrugë çfare na duhet! Kini kujdes se bahet vonë!

Nejse, bani si t’doni, veç kjo Kosovë asht lodhë tue ia pre pipat, e cungjet mund t’kalben e t’mos bulzojnë ma!


(Kosova Sot Online)