I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, i kërkon ministrit të Jashtëm të Algjerisë ta kthejë në vendin e tij

  • A.P /
  • 24 janar 2021 - 15:47
I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, i kërkon ministrit të Jashtëm të Algjerisë ta kthejë në vendin e tij

Me origjinë nga qyteti i Skikdës dhe i bllokuar në Kosovë, një algjerian thotë se është në “rrezik vdekjeje” e lëshon britmë ankthi në mënyrë që të mund të strehohet sërish në vendin e tij. I riu algjerian është viktimë e goditjes me thikë në Kosovë dhe ende është duke u fshehur nga sulmuesit e tij, raporton mediumi algjerian, Algerie 360.

I riu algjerian quhet Mohamed Soussi. Ai u bashkua në mënyrë klenlestine me koninentin e vjetër, së pari duke kaluar nëpër Turqi, Greqi, pastaj Shqipëri, para se të përfundone udhëtimin e tij evropian i bllokuar në Kosovë, ku ishte sulmuar thikë.

I bllokuar, i plagosur dhe i sulmuar në Kosovë

Algjeriani i bllokuar në Kosovë ka shpjeguar tmerrin që po përjeton, ndërsa thotë se nuk është në gjendje të lëvizë, se ai ka qenë viktimë e një sulmi dhe tani jeton me ndihmën e disa bamirësve.

Situata e këtij të riu, i cili hyri ilegalisht në Evropë, është me të vërtetë kritike, shkruan mediumi algjerian. Ne mund të shohim qartë në video shkallën e egërsisë me të cilën ai u sulmua, por edhe shqetësimin në të cilin ai jeton, dhe ne lehtë mund ta mendojmë dëshirën e tij të vetme, që është të kthehet në vendin e tij.

Mohamed Soussi vazhdon ta shpjegojë situatën e tij dhe tregon se ai jeton falë ndihmës së një grupi algjerianësh që i sollën lëng frutash dhe që e fshehën në një dhomë lutjesh, në mënyrë që atë të mos e gjejnë sulmuesit e tij, të cilët me sa duket e ndjekin ende.

Një thirrje për autoritetet e vendit të tij

I frikësuar dhe i lodhur, i riu Mohamed Soussi, i cili u lergua nga Skikda dhe përfundoi i bllokuar në Kosovë, u bën thirrje të dëshpëruar autoriteteve algjeriane që ta kthehejnë më në fund në vendin e tij dhe të “pushojë” .

“Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj. E gjitha”, thotë ai.

Një mesazh më i saktë nga ai iu dërgua ministrit të Punëve të Jashtme në Algjeri, Sabri Boukadoum.

“Unë i kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!”.

(Kosova Sot Online)