Kremlini ka hedhur ‘grepat’ e nisjes së një dialogu Rusi-SHBA

  • 24 January 2021 - 18:01
Kremlini ka hedhur ‘grepat’ e nisjes së një dialogu Rusi-SHBA

Kremlini ka hedhur ‘grepat’ e nisjes së një dialogu Rusi-SHBA pas tranzicionit të pushtetit në këtë të fundit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se “Nëse administrata aktuale e SHBA-së është e gatshme për një qasje të tillë, unë nuk kam asnjë dyshim se presidenti ynë do të përgjigjet njësoj”.

Vitet e fundit marrëdhëniet Rusi-SHBA kanë qenë shumë të këqija, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë apo me helmimin e Navalny.

Gjithsesi deklarata e ‘zbutur’ e Kremlinit tregon se Rusia kërkon një dialog me SHBA-në me Presidentin e ri Biden.

(Kosova Sot Online)