6,5 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit arrijnë në Turqi

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 09:26
6,5 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit arrijnë në Turqi

Në aeroportin e Stambollin ka mbërritur pjesa e dytë e vaksinave të porositura nga Kina kundër COVID-19 nga Turqia.

Aeroplani i cili u nis nga Pekini arriti në Stamboll në 6:15 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan Anadolu.

Kontejnerët që përmbajnë vaksinën u morën nga avioni pas procedurave doganore dhe u zhvendosën në depo.

Gjithsej janë 6.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, teksa kjo është pjesa e parë prej 10 milionë dozash që janë porositur.

Kujtojmë se vaksinimet në masë në Turqi filluan më 14 janar pasi dërgesa e parë prej 3 milionë dozash të vaksinës Sinovac arriti në 30 dhjetor.

Mbi 1.23 milionë njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe të moshuar, janë inokuluar që nga 14 janari.

(Kosova Sot Online)