Pejë: Kaplohen nga zjarri dy vetura, dyshohet se ishte e qëllimshme

  • E. /
  • 25 January 2021 - 10:20
Pejë: Kaplohen nga zjarri dy vetura, dyshohet se ishte e qëllimshme

Një person ka raportuar në Polici se dy veturat e tij janë kapluar nga zjarri.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pejë, ndërkaq viktima ka arritur ta lokalizojë zjarrin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij i kishte kapluar zjarri dhe viktima kishte arritur që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkohë, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

“Si pasojë  e zjarrit, veturat kanë pësuar dëmtime të vogla materiale. Dyshohet se zjarre vënia ka qenë e qëllimshme nga person-a i panjohur. Rasti nën hetime”, bën të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)