Lexoni edhe:
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në disa zona të vendit
Shkruan: Ragip Guraziu
Nga lakmia për pushtet dhe nga mungesa e llogaridhënës para ligjit, partitë politike dolën mbi ligjin dhe kushtetutën, duke futur në lista kandidat me të kaluar jo të pastër ligjore, ani pse neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, përcakton qartë kriteret që duhet t’i, përmbushin kandidatët që synojnë të bëhen deputetë.
Se partitë politike në Kosovë, nuk janë aspak serioze në zotimet e tyre për sundim të ligjit, dhe respektim të shtetit të së drejtës, këtë e dëshmon fare mirë një mish mashi i listave të shumicës së partive garuese në zgjedhje, ku janë futur përsëri kandidat me të kaluar jo të pastër, që kanë probleme me ligjin. Interpretimet politike janë të ndryshme, por ligji është i saktë dhe i detyron ato që ta respektojnë, derisa partitë politike pa dallim, kush më shumë e kush më pak, kanë futur në listat kandidat që kanë problem me ligjin. Në këtë përpjeke të anashkalimit të ligjit, nuk mundë të amnistohen as pozita dhe as opozita. Subjekti kryesor politik opozitar, fitues i zgjedhjeve të tetorit të vitit të 2019, Lëvizja Vetëvendosje, sipas raportimit të organizatave që bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë, ka 11 kandidatë për deputetë me aktakuzë aktive , 2 prej të cilëve janë të dënuar. Edhe e në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë 8 kandidatë të tillë. E përjashtim nuk bënë as Partia Demokratike e Kosovës, i ka në listë zgjedhore 6 kandidatë me aktakuza. Nga Lista Serbe janë po ashtu dy kandidatë për deputetë me aktakuza.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në disa zona të venditLexoni edhe:
Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës në versionin e parë të listës së propozuar ishte ë vetëm një kandidat me aktakuzë. Sado i madh apo i vogël numri i kandidatëve për deputet në listat zgjedhore, të cilët kanë problem me ligjin, i kanë dhënë imazh negativ secilit nga këto subjekte politike që pretendojnë të qeverisin me vendin. Nëse ndalemi dhe vetëm pak analizojmë këtë situatë, atëherë fare lehtë mundë të vijmë në përfundim se ky mish mash në listat zgjedhore është krijuar në ndikim të një presioni nga rrjetet e grupeve të interesit, të cilat nuk janë të gatshme ta respektojnë dhe zbatojnë ligjin, por të ndikojnë në drejtësi sipas interesit të tyre. Nga kjo situatë në të cilën janë partitë politike, pyetja do ishte tani kjo: Si nuk kanë turp dhe akoma po e provokojnë dhe sfidojnë partitë politike drejtësinë e Kosovës duke futur në listat për deputet kandidat ndaj të cilëve ka aktakuza të ngritura ose janë shpallur vendime ndëshkuese, pavarësisht faktit të ditur që të njëjtit do të refuzohen, bazuar në praktikat e fundit. Me të vërtetë është e habitshme kjo gjendje dhe duhet ti pyesim zyrtarët e partive politike se deri kur do të vazhdojnë kështu më të vjetrën, sepse qytetari më të drejtë e vë në dyshim funksionimin e institucioneve në të mirë të interesit të përgjithshëm, nëse po këto parti politika që fusin kandidat të inkriminuar dhe me aktakuza në listat zgjedhore, pas zgjedhjeve e marrin në dorë pushtetin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".