Gani Geci e godet Albin Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 11:08
Gani Geci e godet Albin Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci e ka publikuar një fotografi ku thotë se është një artikull i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine që citon një deklaratë të atëhershme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Geci vlerëson se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”.

“Athua ende ata qe e mbshtesin Amerikën jane kunder Kosoves ndersa ata qe mbshtesin Rusin jane pro Kosoves?! O populli im i dashur bëhu mirnjohës ndaj atyre qe na ndihmuan dhe na mbeshten kur kishim nevoje. Falenderojm zotin dhe Preseidentin Rugova per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”, ka shkruar Geci.

“Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”, shkruhet në titullin e artikullit që Geci e ka publikuar, e që thotë se është i gazetës së famshme gjermane me tirazhin më të gjerë jashtë vendit.

https://www.facebook.com/GaniGeciLDK/posts/3954981094513691

(Kosova Sot Online)