Protestojnë punëtorët shëndetësorë në Mitrovicë të Veriut

  • G.G /
  • 25 January 2021 - 13:03
Protestojnë punëtorët shëndetësorë në Mitrovicë të Veriut

Punëtorët e institucioneve shëndetësore në veri të Kosovës protestuan sot para ndërtesës së Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, të pakënaqur me siç i cilësojnë “veprimet e autoriteteve në Prishtinë mbi sistemin shëndetësor që funksionon brenda Serbisë”.

Në të njëjtën kohë, ata dërguan një letër proteste për shkak të siç thanë ” arrestimit dhe marrjes në pyetje të kolegëve të tyre”.

Marshi i sotëm protesutes siç deklaruan ata, synon të tërheqë vëmendjen e publikut vendas dhe ndërkombëtar “për faktin se mjekët i janë nënshtruar dhunës sistematike dhe veprimeve që synojnë parandalimin e tyre nga kryerja e detyrave të tyre, duke ndihmuar dhe trajtuar qytetarë të të gjitha kombësive”.

“Arsyeja e tubimit të sotëm është dhuna e individëve ndaj punonjësve tanë shëndetësorë, kryesisht kundër mjekëve tanë, si dhe ndërhyrja ilegale në institucionet e drejtuara nga shteti i Serbisë, domethënë Ministria jonë e Shëndetësisë”, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në veri, Zlatan Elek.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi më 20 janar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke mbledhur informacion në lidhje me futjen e mundshme të paligjshme të vaksinave ndaj koronavirusit në veri të Kosovës.Në këtë drejtim, sot, punonjësit e shëndetësisë i dërguan një kërkesë kësaj prokurorie për të pezulluar siç i quajtën ata “proceset e montuara”.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme dhe çnjerëzore në mes të një pandemie, kur na duhen të gjitha burimet njerëzore dhe materiale për të mposhtur COVID-19, për të arrestuar kolegët tanë si kriminelë dhe për t’i marrë në pyetje për betejën për të shpëtuar jetë dhe për të ndaluar përhapjen e virusit.” Policia e armatosur po hyn në spitalet tona, duke kërcënuar mjekët dhe pacientët, duke kërkuar dhe përshkruar ilaçe”, thuhet në letër.

(Kosova Sot Online)