Kim Mehmeti: Ja pse disa analistë e sulmojnë ashpër Kurtin, kjo është frika e tyre

  • G.G /
  • 25 janar 2021 - 13:47
Kim Mehmeti: Ja pse disa analistë e sulmojnë ashpër Kurtin, kjo është frika e tyre

Publicisti Kim Mehmeti, në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me sulmin ndaj Albin Kurtit që po i bëhet nga disa analistë nëpër televizione. 

Ai thotë se “ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë”. 

Sipas tij, sulmi ndaj Kurtit nga këta analistë, buron a frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës. 

Image

Postimi i plotë: 

Kim Mehmeti: Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa 'analistë' buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror!  

"A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj?! 

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa ‘opinionistë të pavarur’ të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë?! 

Dhe e dinin nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e ‘analistëve’ që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi? 

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë. 

Po pra, tërbimi me të cilin disa ‘analistë’ e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës. 

Pra e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin, e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?! 

Andaj mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur të ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj! 

(Kosova Sot Online)