Këta punonjës u paguan më shumë në Zvicër gjatë periudhës së koronavirusit

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 16:16
Këta punonjës u paguan më shumë në Zvicër gjatë periudhës së koronavirusit

Viti i koronavirusit (2020) në Zvicër nuk ishte njësoj si në vendet tjera. Përkundër që pritej se pagat do të zvogëloheshin, siç ndodhi në shumë vende tjera, ato u rritën, ndërsa kishte pak largime nga puna.

Edhe në industritë e prekura rëndë, nuk kishte zbritje të pagave: luleshitësit fituan më shumë para në vitin 2020 pavarësisht izolimit. Edhe në industrinë e goditur të ushqyerjes, pagat kanë mbetur të qëndrueshme, siç tha Gastro Social, fondi i kompensimit për industrinë e hotelierisë, shkruan mediumi zviceran, 20 minuten.

Fakti që pagat në sektorin e hotelierisë mezi janë ulur mund t’i atribuohet masave federale. Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë. Industria e furnizimit të ushqimit është ende e varur nga masat e qeverisë.


(Kosova Sot Online)