Rreth 100 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 17:27
Rreth 100 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

99 milionë e 893 mijë e 653 persona raportohet të jenë infektuar me COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 141 mijë e 475 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 71 milionë e 882 mijë e 347 persona janë shëruar nga virusi.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 25 milionë e 713 mijë e 893 persona, pastaj India me 10 milionë e 672 mijë e 35 raste, Brazili me 8 milionë e 844 mijë e 600 të infektuar, Rusia me 3 milionë e 738 mijë e 690 të infektuar dhe Britania e Madhe me 3 milionë e 647 mijë e 463 të infektuar.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 58 mijë e 399 raste nga 221 mijë e 663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 466 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.

(Kosova Sot Online)