Fatmir Limaj shkon në veri të Kosovës për të prezantuar programin për mbrojtjen e vlerave kombëtare

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 18:27
Fatmir Limaj shkon në veri të Kosovës për të prezantuar programin për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka vizituar familje shqiptare në veri të vendit.

Vazhda e takimeve të parafushatës Limajn e çoi në disa  familje nga kjo pjesë, për të prezantuar projektin për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

 “Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitave nëpër familje të Mitrovicës, për të bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe projektin tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, bashkë me ministrin Reçica dhe kryetarin e degës, Hysni Ahmeti, ishim në familjen e nderuar Sadriu në Vaganicë.

Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së.

(Kosova Sot Online)