Lajçak mban takim në Paris, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 18:55
Lajçak mban takim në Paris, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Paris të Francës ku ka pasur një takim.

Lajçak përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter tha se në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin e ardhshëm. Unë jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, ka shkruar Lajçak.


(Kosova Sot Online)