Haradinaj premton 30.000 mijë vende të reja pune dhe rroga nga 500 në 1000 Euro

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 19:29
Haradinaj premton 30.000 mijë vende të reja pune dhe rroga nga 500 në 1000 Euro

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë.

Nga Prizreni, Haradinaj tha se do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara.

Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely”, me pronarë Monika Margilaj e Petrit Shala si dhe mishtoren “Xhoshkun” e thertoren “Shantiri” që janë biznese familjare.

Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë. Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.
#ForcaeKosovës

RH

(Kosova Sot Online)