Gjinovci: LDK e aktivizon vrasjen e aktivistëve gjatë zgjedhjeve, pas zgjedhjes bën koalicion me PDK’në

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 21:25
Gjinovci: LDK e aktivizon vrasjen e aktivistëve gjatë zgjedhjeve, pas zgjedhjes bën koalicion me PDK’në

Analisti politik, Rron Gjinovci, është deklaruar lidhur me rastet e vrasjeve të aktivistëve politik të LDK’së në periudhën e pasluftës, për të cilët thotë se subjekti politik ku ata kanë vepruar i rikujton vetëm kohës gjatë zgjedhjes.

Gjinovci, teksa iu është drejtuar ish-kryetarit të grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashit, ka thënë se qytetarët kanë filluar të bëjnë shaka me këtë çështje.

“Sulme LDK ia ka bërë vetës duke menaxhu në mënyrë të gabume. Ka qeveris me armikun kryesor, me PDK’në. Kjo lidhet edhe me punën e eleminimit fizik, tashmë dihet në Kosovë, bile bëhet shaka, njerëzit janë vra dhe qytetarët po fillojnë po bëjnë shaka, LDK i sjellë këta vetëm kur t’vijnë zgjedhje. Në zgjedhje flitet për eleminim fizik, mas zgjedhjeve bëhet koalicionin me PDK’në dhe harrohet eleminimi fizik. Ma së shumti për këto vrasje janë akuzu eksponentët e PDK’së”, është deklaruar Gjinovci.

(Kosova Sot Online)