Gashi: Prinim në sondazhe deri tre ditë para zgjedhjeve por Vjosa Osmani nuk zgjodhi LDK’në

  • A.P /
  • 25 janar 2021 - 22:11
Gashi: Prinim në sondazhe deri tre ditë para zgjedhjeve por Vjosa Osmani nuk zgjodhi LDK’në

Arben Gashi i LDK’së thotë se Vjosa Osmani e ka pasur përkrahjen e plotë në partinë që udhëheq Isa Mustafa. Ai kujton se LDK ia besoj asaj pozitën më të rëndësishme, nominimin për kryeministre të vendit.

“LDK i ka dhënë besimin zonjës Osmani disa herë dhe e ka marrë zonja Osmani përkrahjen e plotë të LDK’së në proceset zgjedhore dhe sidomos në procesin e parafundit duke e nominuar si kandidate për kryeministre që është pozita më e lartë e mundshme dhe duke qenë në një stad avantazhi në bazë të sondazheve”, tha Gashi.

“Ne ishim shtatë deri në 10 pikë përpara deri në 3-4 ditë para zgjedhjeve”, theksoi Gashi.

“Ne i dhamë këtë mundësi zonjës Osmani dhe zonja Osmani si duket nuk ishte e gatshme me bashkëudhëtu me ne dhe zgjodhi një rrugë tjetër dhe unë ju uroj sukses”, theksoi Gashi.

(Kosova Sot Online)