Latifi: Në vitin 2021 ende gjuajnë me kallash, është budallallëk

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 23:09
Latifi: Në vitin 2021 ende gjuajnë me kallash, është budallallëk

Profesori Blerim Latifi ka komentuar gjuajtjen me armë në një tubim zgjedhor të PDK’së në Drenicë.

“Në vitin 2021 në Kosovën demokratike me u bo këso lloj fushatash elektorale ku shtihet me armë nuk i bëjnë nder as PDK’së nuk u bën nder as atyre që ishin të pranishëm aty. Nuk është kurrfarë trimërie me nxjerr kallashin edhe me gjuajt në një tubim elektoral’, thotë Latifi.

“Është jo vetëm shkelje e ligjit, qytetarët në një shoqëri demokratike nuk guxojnë me shti me armë …është marrëzi, është budallaki, është pamje e shëmtuar”, tha Latifi.

“Mjafton këto pamje me dalë në media ndërkombëtare dhe merreni me mend se çfarë gjykimi mundem me pasë mediat e huaja. Një vend primitiv ku fushatat bëhen me gjuajtje armësh”, theksoi Latifi.


(Kosova Sot Online)