Gjinovci për këngët në tubimet e PDK’së: Është kërcënim për Parisin e Brukselin

  • A.P /
  • 25 janar 2021 - 23:23
Gjinovci për këngët në tubimet e PDK’së: Është kërcënim për Parisin e Brukselin

Pamjet e publikuara nga një tubim zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës. Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar tubimin ku këndohet dhe gjuhet me armë.

Në një moment këngëtarët ndërrojnë tekstin e këngës duke e përshtatur me ish-kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

‘Të fala Parisit e të fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, thuhej në një pjesë të këngës.

“Teksti është interesant. Të fala Parisit e Brukselit dhe do shtimje me armë. Kjo tash po shndërrohet në një kërcënim për Parisin dhe Brukselin’, tha Gjinovci.

Me këtë nuk u pajtua profesori Blerim Latifi.

“Njerëzit kanë të drejtë me këndu si tu thotë zemra. Për këngë nuk mund t’i gjykojmë. Jemi shoqëri e lirë dhe njerëzit kanë të drejtë t’i shprehin mendimet. Kënga dhe çiftelia nuk është problem”, theksoi Latifi.  “S’kisha thënë. Kënga si e tillë nuk është problem”, tha Latifi.

(Kosova Sot Online)