Kur del PAZP’ja me vendim për ankesat e partive politike

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 11:04
Kur del PAZP’ja me vendim për ankesat e partive politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të vendos sot lidhur me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së.

Ky vendim pritet që të merret sot pas orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Sot mbas orës 13:00 publikohet vendimi i PZAP-së lidhur me ankesat e subjekteve politike” ka thënë Desku.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP. 

(Kosova Sot Online)