Vendimi i PZAP pritet të dalë në orën 15:00

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 14:42
Vendimi i PZAP pritet të dalë në orën 15:00

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të vendos sot në orën 15:00 lidhur me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së.

Burime të medias brenda PZAP’së kanë treguar se vendimi i këtij Paneli pritet të dalë pas disa minutash.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

(Kosova Sot