256 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 15:11
256 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 288 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar  256 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 288 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.

(Kosova Sot Online)