Këmbyen para falso, arrestohen 4 persona në Pejë

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 16:04
Këmbyen para falso, arrestohen 4 persona në Pejë

Stacioni Policor në Pejë, është informuar se në një këmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë, dy persona të panjohur kanë bërë këmbimin e 2500 dollarëve amerikanë, të cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

“Menjëherë njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, kanë dalë në vendngjarje, dhe pas një pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) persona të dyshuar:

Z.K.         i lindur  në vitin1982

H.K.             i lindur në vitin1988

E.K.             i lindur në vitin 1988

E.K.             i lindur në vitin1984

Te njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesëdhjetë (4050) euro. Pas intervistimit nga hetuesit të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”, njofton policia, 


(Kosova Sot Online)