Gastronomët takohen me Guvernatorin e BQK’së, flasin për ndihmën gjatë pandemisë

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 16:06
Gastronomët takohen me Guvernatorin e BQK’së, flasin për ndihmën gjatë pandemisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Në këtë takim, Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore,  si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.

Tutje Guvernatori Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar që të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

(Kosova Sot Online)