20 milionë doza vaksinash kundër Covidit u zhdukën gjatë administratës Trump?

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 17:04
20 milionë doza vaksinash kundër Covidit u zhdukën gjatë administratës Trump?

Gati 20 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit dyshohet se u zhdukën gjatë dorëzimit në shtetet federale amerikane gjatë administratës së Donald Trump.

London Independent citon faqen e internetit të Daily Beast dhe burime në administratën e Biden, që deklarojnë se pothuajse 20 milionë doza kanë munguar që kur u dërguan në Shtetet e Bashkuara dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) specifikojnë se 41.1 milionë doza janë dërguar në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga dhjetori, por vetëm 22.7 milionë amerikanë kanë marrë vaksinën.

Sipas të dhënave në dispozicion të administratës së re, disa vende kanë njoftuar se sasi të caktuara të vaksinave nuk mund të gjurmohen, dmth që ato nuk janë në depo ose në ndonjë vend tjetër.

Ndërsa ekipi i tranzicionit i Biden kritikon shpejtësinë e vaksinimit, duke besuar se është i ngadaltë, ndërkohë që shumë qytetarë refuzojnë të vaksinohen.


(Kosova Sot Online)