Një person sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë, merr plagë të rënda

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 20:09
Një person sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë, merr plagë të rënda

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka marrë plagë trupore pas sulmit nga qentë endacakë në lagjen ‘1 Tetori’ në Prishtinë përpara një jave.

Diçka të tillë e kanë bërë të ditur ‘Vrojtuesit e Lagjes’, teksa kanë publikuar edhe fotografitë e viktimës.

“Kafshim nga qenet endacak te 1 Tetori me 19 Janar”, thuhet në postimin e tyre.

Para tre muajsh, u pat sulmuar nga qentë endacakë edhe një grua shtatzënë në Prishtinë, më saktësisht në lagjen Mati 1.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthy prej çerdhes së fëmijëve, duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmua shumë tepër, më kanë rrezua, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë nuk më ka dëgjuar askush”, pati deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)