“Së shpejti edhe në NATO së bashku”, Haradinaj-Stublla uron Blinken

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 23:18
“Së shpejti edhe në NATO së bashku”, Haradinaj-Stublla uron Blinken

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, Antony Blinken.

Ajo, përmes një letre zyrtare, e ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën gjatë viteve të kaluara.

“Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar”.

“Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku”, ka shtuar Haradinaj-Stublla.

(Kosova Sot Online)