Prizren: Theret me thikë një person

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 09:22
Prizren: Theret me thikë një person

Policia e Kosovës ka njoftuar për një therje me thikë në Prizren.

Sipas policisë viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit teksa i dyshuari për kryerjen e sulmit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Wiliam Walker, Prizren 26.01.2021 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij.   Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)