Në Pejë shtetasit turk i grabiten 1000 euro

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 09:27
 Në Pejë shtetasit turk i grabiten 1000 euro

Një shtetas i Turqisë e ka njoftuar Policinë e Kosovës, se dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur atij para në vlerë 1000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë.

“Rr. Anton Qeta, Pejë 25.01.2021 – 22:20. Viktima mashkull shtetas i Turqisë ka informuar se nga dy persona të pa njohur, nën kërcenin e armës i janë grabitur 1000 euro dhe një telefon mobil”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rastet e grabitjeve janë shtuar muajt e fundit në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)