Vjosa Osmani bën homazhe në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 11:23
Vjosa Osmani bën homazhe në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

U.d së presidentit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Osmani ka thënë se duhet punë e përditshme për të luftuar urrejtjen dhe diskriminimin.

“Në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, ne kujtojmë të gjithë humbjet e shkaktuara nga gjenocidi i tmerrshëm i Holokaustit. Nuk është e mjaftueshme të thuhet kurrë më, ne duhet të punojmë çdo ditë për të luftuar urrjetjen dhe diskriminimin. Kosova nuk do të harrojë kurrë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)