A duhet t’i mbajmë tani dy maska përnjëherë? Tregon Dr. Fauci

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 11:45
A duhet t’i mbajmë tani dy maska përnjëherë? Tregon Dr. Fauci

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë prej kohësh kanë këshilluar njerëzit që të mbajnë një maskë mbrojtëse me tre shtresa ose një maskë kirurgjikale ose maskë N95 për t’u mbrojtur kundër koronavirusit të ri.

Por disa njerëz – përfshirë shumë nga të ftuarit që u panë në inaugurimin e Joe Biden – kishin dyfishuar maskat, duke krijuar një pengesë shtesë mbrojtëse.

Sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara, Anthony Faucit, kjo është një ide jashtëzakonisht e mirë, veçanërisht në dritën e llojeve më të transmetueshme të koronavirusit, të identifikuar së pari në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

“Nëse keni një maskë me një shtresë, vendosni një shtresë tjetër, është thjesht logjike”, tha Fauci për NBC News.

Lloji i maskës që dyfishoni do të ndikojë absolutisht në nivelin e mbrojtjes që ju ofron.

Siç ka raportuar tashmë Anna Medaris Miller nga Business Insider, është një ide e mirë të përdorni një maskë kirurgjikale ose maskë të etiketuar N95 si shtresë të parë.

Për shembull, është më mirë të përdorni një maskë kanavacë me dy shtresa për shtresën e jashtme dhe një maskë kirurgjikale të disponueshme për pjesën e brendshme sesa të përdorni dy maska ëkirurgjikale së bashku.

Tri shtresa shërbejnë për një qëllim të vetëm: shtresa e jashtme mbron nga spërkatjet dhe piklat, shtresa e mesme filtron dhe shtresa e poshtme thith gjëra të tilla si pështyma dhe djersa.

Një mënyrë tjetër për të dy-shtresuar mund të jetë përdorimi i një maske me dy shtresa kanavacë plus një mburojë fytyre.

(Kosova Sot Online)