Dëshironin një tjetër fëmijë, çifti i lesbikeve bëhet me pesënjakë

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 13:34
Dëshironin një tjetër fëmijë, çifti i lesbikeve bëhet me pesënjakë

Një çift lesbikesh, që vendosi të bënte një tjetër fëmijë për të kompletuar familjen e tyre, u bënë prindër të pesë vajzave.

Heather Langley, 39-vjeç dhe partnerja e saj Priscilla Rodriguez, 35-vjeç, të dyja nga Texasi, mirëpritën pesënjaket e tyre, Hadley, Reagan, Zariah, Zylah dhe Jocelyn.

Heather dhe Priscilla janë së bashku prej nëntë vitësh, dhe kanë edhe një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Sawyer.

Heather tregoi se ishte gjashtë javëshe shtatzënë kur zbuloi se kishte pesënjakë. Ajo vendosi menjëherë që t’i mbante, edhe pse e dinte që lindja dhe rritja e tyre, nuk do të ishte aspak e lehtë.

(Kosova Sot Online)