Vendoset gjithçka, famëkeqi Boeing 737 Max u kthehet fluturimeve në Evropë

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 13:38
Vendoset gjithçka, famëkeqi Boeing 737 Max u kthehet fluturimeve në Evropë

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit ka thënë se aeroplanët Boeing 737 Max janë të sigurt dhe mund të kthehen në shërbim në Evropë.

Njoftimi i së mërkurës paraqet fund të ndalimit 220mujor të fluturimeve me këtë aeroplan pas dy aksidenteve fatale ku mbetën të vdekur 346 persona.

“Ne kemi çdo besim që aeroplani është i sigurt, që është parakusht për ofrimin e miratimit tonë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë që t’i vëzhgojmë operimet e 737 Max-it për së afërmi përderisa aeroplani e vazhdon shërbimin”, tha drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Patrick Ky.

“Paralelisht dhe me këmbënguljen tonë, Boeing-u gjithashtu është zotuar që të punojë për ta përmirësuar edhe më tej aeroplanin në periudhë afatmesme me qëllim që të arrihet një nivel edhe më i lartë i sigurisë”, shtoi ai.

Modeli famëkeq u tërhoq nga përdorimi nga shumë shtete në mbarë botën në mars të vitit 2019  pas dy aksidenteve fatale në Indonezi dhe Etiopi, në të cilat mbetën të vdekur 346 persona.

Pas hetimeve u vërtetua se aeroplanët kishin defekte serioze në sistemin e kontrollimit të fluturimit dhe në procesin e certifikimit të tyre, shkruan CBC.

(Kosova Sot Online)