Fshehu simptomat e COVID-19, dënohet me një vit burgim

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 15:32
Fshehu simptomat e COVID-19, dënohet me një vit burgim

Një grua nga Kina u dënua me një vit burg për fshehjen e simptomave të coronavirusit përpara se të hipte në aeroplan në një fluturim ndërkombëtar.

Sipas cbsboston, gruaja 37-vjeçare po merrte ilaçe për të ulur temperaturën në mënyrë që të maskonte simptomat e coronavirusit, para se të hipte në një fluturim nga Shtetet e Bashkuara për në Kinë.

Ajo i zbuloi simptomat vetëm kur zbarkoi në Pekin, kur bëri një provë që tregoi se ishte pozitive për COVID-19, dhe për shkak të saj, 63 njerëz ishin në karantinë.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Popullore në Pekin vlerësoi sjelljen e saj si një shkelje të rregullave kineze anti-pandemike dhe vlerësoi se ajo përbënte një rrezik serioz të përhapjes së virusit.Gruaja u dënua me një vit burg dhe një vit dënim me kusht për veprën penale të pengimit të parandalimit të sëmundjeve infektive.

(Kosova Sot Online)