Kërcënimi ndaj Vjosa Osmanit, reagon burri i saj

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 15:51
Kërcënimi ndaj Vjosa Osmanit, reagon burri i saj

Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së Presidentit është duke marr kërcënime kohëve të fundit. Ndaj kësaj ka reaguar edhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadri.

Në një postim në “Facebook”, Sadriu ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet dhe kanosjet, nga siç i ka quajtur ai “militantë partiak e të sëmurë mental”.

“Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të pëkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njejtin synim. Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)