132 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 16:12
132 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e saj, 3 persona janë shëruar nga COVID-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 14 raste të reja të infektuara.

Sipas kësaj komune, deri tani janë regjistruar 726 raste të infektuara me koronavirus.

{521734/}

44 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, 550 janë shëruar ndërsa 132 raste janë aktive me të.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 726 persona, prej tyre 550 janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 132 persona”, është thënë nga kjo komunë.

(Kosova Sot Online)