Ish agjenti i SHIK-ut i tregon Limajt pse Hashim Thaçi nuk dëshiron ta sheh atë në PDK

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 16:54
Ish agjenti i SHIK-ut i tregon Limajt pse Hashim Thaçi nuk dëshiron ta sheh atë në PDK

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka folur për Fatmir Limajn dhe PDK-në.

Miftari, thotë se Hashim Thaçi është ai person i cili nuk e dëshiron që Fatmir Limajn në PDK.

Ai tutje shkruan se PDK-ja nuk ka qenë kurrë parti e luftës.

Sipas tij, PDK-ja ka qenë dhe është parti e profiterave të luftës.

Postimi i plotë i Miftarit:

Ore Fatmir, vet është Hashim Thaçi ai që nuk ju dëshiron të ju sheh në PDK, çka mendon sekseri i tij Enver Hoxha ka guxim të punon krye në veti harroje këtë ide!

Pas ca vitesh i vetmi njeri i UÇK që do jetë prezent në PDK do jetë vet Thaçi ndoshta edhe Veseli, çka mendon Memli, Abelardi, Urani.... guxojnë me fol pa urdhrat e bosave nga Haga a, harroje edhe këtë ide, PDK kurrë nuk ka qenë parti e luftës por parti e profiterave të luftës edhe sot është e tillë!

(Kosova Sot Online)