Një javë para se të vritej, Albert Krasniqi i dha fund martesës me ish-missin e Kosovës

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 19:30
Një javë para se të vritej, Albert Krasniqi i dha fund martesës me ish-missin e Kosovës

Pak ditë më parë, Albert Krasniqi i cili dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi i ka dhënë fund martesës me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.

Pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri. Ata po ashtu i larguan edhe të gjitha fotografitë së bashku nga rrjetet sociale.

Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i japnin edhe nga një shans njëri-tjetrit.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Albert Krasniqi raportohet se ishte i kërkuar nga Policia për dhunë në familje.

Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit,

(Kosova Sot Online)