Nxirret nga bodrumi i banesës trupi i pajetë i Albert Krasniqit

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 19:47
Nxirret nga bodrumi i banesës trupi i pajetë i Albert Krasniqit

Ekipet e Mjekësisë Ligjore kanë nxjerrë trupin e pajetë të ndjerit Albert Kraniqi, që u qëllua për vdekje nga babai i tij.

Menjëherë pas vrasjes, ekipet e forezikës së Policisë së Kosovës dhe Mjekësia Ligjore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e tërësishëm të asaj që ndodhi në bodrumin e banesës, ku mbeti i vrarë i ndjeri.

Kujtojmë që ishte media që raportoi për këtë vrasje, që më pastaj u kuptua se krimi i rëndë ndodhi brenda familjes.

Burimet  kanë bërë të ditur se deri tek momenti tragjik ka ardhur, kur Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presin që të dorëzohet në polici.

(Kosova Sot Online)