“Ju e dini që e kam dashtë”, 15 vjeçarja që u raportua e zhdukur i lajmërohet familjes

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 21:05
“Ju e dini që e kam dashtë”, 15 vjeçarja që u raportua e zhdukur i lajmërohet familjes

Gentiana Mustafa nga Prizreni që nga dita e premte nuk ka asnjë komunikim me familjen.

Ajo u nis për në shkollë por që nga mësuesi u lajmërua se ajo kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.

15 vjeçarja me një mesazh pas 24 orësh  iu drejtua të ëmës se është mirë dhe të mos ta kërkojnë.

Madje nënës iu tha se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.

“Ju pe dini që unë e kam dashtë, ama nuk po e dimë se kon e ka marrë, s’na ka dhënë kurrfarë përgjigje, nuk po e dimë se ku është. Ju kisha lut Gentës edhe kush e ka marrë, kush e ka çikën time me u përgjigj me ma dhënë një lajm që çika jem është shëndosh e mirë dhe me ma kthy te shtëpija”, ka thënë nëna e saj.

Rastin babai i 15 vjeçares  familjarët e kanë raportuar edhe në polici, derisa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.

Familjarët bëjnë apel që nëse dikush mund të ketë ndonjë informacion për Gentianën t’i njoftojë.

(Kosova Sot Online)