
Lexoni edhe:
Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide shumë e rrezikshme
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar disa urdhra ekzekutivë për ndryshimin e klimës, duke përfshirë ndalimin për disa shpime të energjisë
Këto vendime synojnë të ulin apo zvogëlojnë qiradhënien në toka publike dhe të dyfishojnë prodhimin e energjisë nga era deri në vitin 2030.
Biden thase sot është Dita e Klimës në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.
Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide shumë e rrezikshme
Lexoni edhe:
“Ne kemi pritur shumë gjatë dhe nuk mund të presim më gjatë”, ka thënë Biden.
Në këto vendime të nënshkruara nga Biden thuhet se është formuar zyrë brenda Shtëpisë së Bardhë e cila do të merret me ndryshimet klimatike si dhe një samit të liderëve që do të mbahet në muajin prill për Ditën e Tokës.
Zyrtarët e Biden thonë se ndryshimet klimatike sipas planprogramit të Bidendo të jenë pjesë e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.
Biden i bëri thirrje Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së që të përgatis një raport të inteligjencës mbi ndikimet e ndryshimit të klimës në siguri.
(Kosova Sot Online)