Shitet “me ulje” supervila me 12 dhoma, pishinë dhe garazh për 17 makina

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 09:15
Shitet “me ulje” supervila me 12 dhoma, pishinë dhe garazh për 17 makina

Shaquille O’Neal ka shitur vilën gjigante në pronësi të tij në Orlando, Florida, për 16,5 milionë dollarë, me një ulje të konsiderueshme prej 12 milionë dollarësh, nga çmimi që i kishte vendosur vetëm 3 vite më parë.

Kompleksi me sipërfaqe 2900 metra katrorë përbëhet nga 12 dhoma gjumi, 11 tualete dhe një fushë basketbolli, që nuk mund të mungonte në shtëpinë e një legjende të këtij sporti.

Në ambientet e pronës ndodhet edhe një garazh për 17 makina, ku Shaq mban mjetet luksoze në pronësi të tij, një bar dhe një kinema. Shtëpia gjithashtu ka edhe një qilar për verën, tri oxhaqe, një kuzhinë të denjë për një “masterchef” dhe një zyrë me pamje nga liqeni.

Prona ndodhet mes dy liqeneve, në fakt, Louise dhe Butler, por për t’u larë ka një pishinë fantastike.

(Kosova Sot Online)