Nën kërcënimin e armës dhe sëpatës, hajnat marrin arkën dhe cigaret në një market

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 10:01
Nën kërcënimin e armës dhe sëpatës, hajnat marrin arkën dhe cigaret në një market

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të grabitjes në një market në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sipas policisë dy të dyshuar, njëri me revole dhe njëri me sëpatë, kanë kërcënuar punëtoren e marketit dhe i kanë marrë arkën me para në vlerë 500 euro si dhe një sasi të cigareve.

Rasti është nën hetime nga policia.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 27.01.2021 – 18:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur  njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 (pesë qind) € dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)