Arrestohen dy të mitur, dyshohet se kanë vjedhur stoli ari e para në një shtëpi

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 10:03
Arrestohen dy të mitur, dyshohet se kanë vjedhur stoli ari e para në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se dy të mitur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Sipas policisë, lokacionet e të dyshuarve janë bastisur mirëpo nga policia nuk është gjetur asgjë.

Rasti është duke u hetuar.

“Vushtrri 27.01.2021 – 16:15-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy dyshuar të mitur të cilët nga dy kasaforta të metalta kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari është kryer bastisje ne dy lokacionet e dyshuara mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)