Vetëvritet në qeli pas 18 viteve burg, kush është i dënuari që i dha fund jetës

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 12:22
Vetëvritet në qeli pas 18 viteve burg, kush është i dënuari që i dha fund jetës

Mëngjesin e sotëm një i dënuar në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë duke u vetëvarur. Gjergj Selimi, i dënuar me 20 vite burg për vrasje është personi i cili i dha fund jetës.

Mësohet se viktimës i kishin mbetur dhe dy vite burg deri në përfundim të dënimit që kishte marrë.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar atë drejt këtij akti ekstrem vetëflijimi, por mësohet se në bisedat me të dënuar kohët e fundit kishte deklaruar shpesh braktisjen nga të afërmit.

Gjithashtu afrimin e fundit të dënimit dhe daljen në liri e shikonte si një periudhë edhe më të vështirë për jetën e tij, ndërsa i trembej dhe hakmarrjes, gjë që e përsëriste shpesh herë.

Policia nuk ka ende një informacion zyrtar mbi ngjarjen.

(Kosova Sot Online)