Vrau politikanin që mbështeste emigracionin, dënohet me burgim të përjetshëm

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 12:57
Vrau politikanin që mbështeste emigracionin, dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë gjermane dënoi me burgim të përjetshëm një mbështetës të ekstremit të djathtë për vrasjen e një politikani pro-imigracionit, në një çështje që ngriti pikëpyetje nëse Gjermania po bënte aq sa duhej për të luftuar radikalizmin e krahut të djathtë.

Walter Luebcke, një anëtar i konservatorëve të partisë së Kancelares Angela Merkel, u gjet i vdekur në jashtë shtëpisë së tij në Hesse në qershor të vitit 2019. Ai ishte qëlluar në kokë nga një distancë e afërt.

“I akuzuari u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dr. Luebcke” tha Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter.

Luebcke ishte një figurë që urrehej nga ekstremistët e djathtë për shkak të mbështetjes së tij të hapur për vendimin e Merkel në 2015 për të hapur dyert e Gjermanisë për qindra mijëra emigrantë dhe azilkërkues, shumë prej tyre që ishin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

(Kosova Sot Online)