Shpëtohet shqiptari që kishte mbetur i bllokuar tri ditë në borë në Mal të Zi

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 13:20
Shpëtohet shqiptari që kishte mbetur i bllokuar tri ditë në borë në Mal të Zi

Një qytetar shqiptar kishte mbeturi bllokuar nga bora me kamionin e tij në Mal të Zi.

Ai ka qëndruar për tri ditë resht pa ngrënë e pa pirë dhe nuk është ndihmuar nga askush, derisa pas tri ditësh është takuar nga disa të rinj që i kanë ofruar diçka për të ngrënë e për të pirë.

Ai i dëshpëruar dhe me lot në sy në një video të publikuar u lutej autoriteteve shqiptare që ta tërheqin nga vendi ku ka mbetur i bllokuar.

Pas kësaj video, disa qytetarë të asaj ane i kanë dalë në ndihmë shqiptarit. Dy vëllezër malazez kanë dhënë para dhe kanë mundësuar nxjerrjen e shqiptarit që kishte mbetur i bllokuar në borë.

Ata njoftojnë se ai tani është shëndosh e mirë.

(Kosova Sot Online)