Shkon në mbi 439 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

  • A.P /
  • 28 January 2021 - 16:55
Shkon në mbi 439 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

Të dhënat nga faqja botërore e statistikave “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 153.393, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26.168.285

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 439.533, prej të cilëve 3.993 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 153.393, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26.168.285.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 15,94 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 304,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,23 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 42.963 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,7 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,48 milionë.

(Kosova Sot Online)